Rezoluta për Haradinajn, koordinohen grupet parlamentare

Rezoluta për Haradinajn, koordinohen grupet parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka propozuar edhe një herë në Kuvendin e Kosovës që të miratohet rezoluta, ku kërkohet lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me propozim të partive qeveritare Kuvendi ka shkuar në pauzë për të u koordinuar për një rezolutë të përbashkët.

Në këtë rezolutë të propozuar nga Pal Lekaj përmban tri pika ku kërkohet lirimi i Haradinajt, të pezullohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të obligohet Qeveria e Kosovës të marr të gjitha masat për lirimin e Haradinajt.

Pal Lekaj, ka kërkuar që të gjithë deputetët të jenë të bashkuar dhe që ta votojnë këtë rezolutë

“Ju bëjë thirrje koleg deputetëve të i lejmë anash ndasitë politike por ta votojmë rezolutën për Haradinajn dhe të i dëshmojmë armiqve të Kosovës se jemi të bashkuar”, ka thënë Lekaj.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ka propozuar që të formohet një komision dhe që të dalin me një rezolutë të përbashkët.

“Unë propozoj që të dalin me një rezolutë të përbashkët, të cilat do të mundësojnë që lirimi i Haradinajt të ndodh sa më shpejt. Të ketë një koordinim së bashku me të tjerët, nga PDK- është propozuar të jetë”, ka thënë Pajaziti.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i dha mbështetje propozimit të Pajazitit.

“Pajtohemi që të ketë një rezolutë por kërkoj që të mbahet një pauzë dhe të koordinohemi të gjitha subjektet politike”, ka thënë Beqiri.

E në anën tjetër partitë opozitare kanë mbështetur rezolutën për Haradinajn dhe ndërprerjen e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se e mbështesim këtë rezolutë të iniciuar nga AAK-ja, dhe se Kosova duhet ta shfrytëzoj dialogun që të mos lejoj Serbinë të ketë një qasje të tillë ndaj Kosovës.

|Qeveria përveç që ka lëshuar deklarata nuk ka bërë asgjë. Kosova e ka në dorë dialogun që të e shfrytëzon që Serbia të mos qasët në këtë mënyrë. Qeveria e Kosovës duhet të kushtëzoj lirimin e Haradinajt me dialog andaj ne e përkrahim këtë rezolutë”, ka thënë Konjufca.

Mbështetje rezolutës së propozuar nga AAK-ja i ka dhënë edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.

“E mbështet këtë rezolutë pasi rezoluta na bënë të jemi serioz ndaj Serbisë, mazhoranca duhet të ndryshoj qasje ndaj Serbisë dhe të sillemi si shtet”, ka thënë Berisha./Insajderi.com