S’ka konsensus për presidentin, partitë të inatosura mes vete

S’ka konsensus për presidentin, partitë të inatosura mes vete

Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tash janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për president, Ramush Haradinaj, transmeton Insajderi.

Njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani i tha DË-së, se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e presidentit të ri.

“Pak ka shpresë që këto parti do të kenë mundësi të arrijnë konsensus për të zgjedh një president nga radhët e tyre apo të ketë propozime për ndonjë kandidat jo partiak. Pra, gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh inatet e mëdha të akumuluara në këtë periudhë kohore qeveritare”, thotë ai.

VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Nën anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, thotë Blerim Burjani. /Insajderi.com