MSH: Në fillim të 2021-tës do të arrijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë

MSH: Në fillim të 2021-tës do të arrijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke bërë përpjekje që në muajt e parë të vitit 2021, vaksinat anti-COVID të arrijnë në Kosovë, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se tashmë është e sigurt se gjatë këtij viti nuk do nis vaksinimi kundër kësaj pandemie.

Sa i përket kohës se kur vaksina do jetë jenë të qasshme për popullatën dhe kur do të fillojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19, Hoti deklaroi se kjo varet nga Aleanca Botërore e Vaksinimit.

“Në bazë të informacioneve të deritanishme Kosova do të përfitojë 20 për qind të vaksinave falas si donacion nga kjo aleancë ndërsa, pjesën tjetër sipas nevojave që do i përcaktoj Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekipi i ekspertëve që merren me çështjen e vaksinimit Kosova do ta blej nga fondet e veta eventualisht me ndonjë kontribut të donatorëve apo partnerëve të ndryshëm. Sa i përket kohës se kur vaksina do jetë jenë të qasshme për popullatën dhe kur do filloj procesi i vaksinimit kundër COVID-19 varet nga kjo aleancë dhe nga shpejtësia me të cilën ajo do i siguroj këta vaksina të cilat do i ndaj dhe për shtetet tjera…..Përpjekjet janë që në muajit e parë të vitit 2021 të sigurohen këto vaksina dhe të filloj procesi i vaksinimit, por kjo është çështje që është në zhvillim e sipër për shkak se siç e dini se vetëm një vaksinë është miratuar për përdorim dhe ne nuk mund ta përcaktojmë dinamikën se sa shpejt se sa shpejt do ketë vaksina tjera”, tha ai.

Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.

Sipas zëdhënësit të MSH-së me këtë sasi pritet të vaksinohen së pari grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19, siç janë punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. /Insajderi.com