Qeveria me përgatitje të masave të reja për festat e fundvitit

Qeveria me përgatitje të masave të reja për festat e fundvitit

Qeveria është duke bërë përgatitje të masave të reja anti-COVID’19 për festat e fundivitit, njofton Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për parashikimet dhe masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti thotë se janë duke monitoruar situatën dhe zbatimin e masave.

“Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve”.

“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve” ka thënë Hoti. /Insajderi.com