25 të vdekur dhe 613 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

25 të vdekur dhe 613 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me Coronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

Që nga fillimi i epidemisë me Coronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar./Insajderi.com