Pacolli: Ushtria nuk është meritë personale, por dhuratë nga SHBA-ja

Pacolli: Ushtria nuk është meritë personale, por dhuratë nga SHBA-ja

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk është meritë personale, por dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për popullin, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Pacolli është shprehur se formimi i ushtrisë ishte ëndërr e të gjithë popullit të Kosovës, sidomos për ata që kanë dhënë jetën për atdhe.

Këto deklarata i pari i AKR-së i ka bërë më rastin e dy vjetorit të formimitë të kësaj ushtrie.

“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë”.

“Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime!”, ka shkruar Pacolli.

Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, dy vjet më parë miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi që ata ishin kundër formimit të ushtrisë./Insajderi.com