Policia e Kosovës njofton për një vdekje e cila ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00 në Klinë.
Një foshnje dymuajshe e gjinisë mashkullore kishte mbetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njofton Insajderi.
“Është raportuar se viktima fëmiu dy muajsh mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com