F.L, pastrues në Burgun e Dubravës është suspenduar nga puna, pasi i njëjti është kapur me drogë nga oficerët korrektues, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur sot (e hënë) rreth orës 07:55.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L i punësuar pastrues në QK Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike”.
“Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ndaj të dyshurit është incuar procedurë e brendshme disiplinore.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com