Moskoordinimi i Kosovës i jep sukses Serbisë

Moskoordinimi i Kosovës i jep sukses Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me projektligjin që i dorëzoj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka befasuar jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe vetë kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Kjo për faktin se Mustafa, për një çështje të tillë ishte njoftuar vetëm në fjalimin e presidentit Thaçi në kazermën “Adem Jashari” me 5 mars.

“Projektligji është propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij Projektligji, Kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

E lidhur me iniciativën e Thaçit për krijim e Ushtrisë së Kosovës, duke shmangur ndryshimet kushtetuese, kanë dal kundër aleatët kryesor të Kosovës, NATO-s, Ambasadës Amerikane dhe Norvegjia, janë shprehur kundër iniciativës së Thaçit

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për nismën për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pa një amendament kushtetues”, u tha dje në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

E ky mos koordinim dhe kundërshtimet që janë bërë nga aleatët kryesor të Kosovës, kanë gëzuar pa masë krerët e Serbisë.

Kryeministri dhe njëkohësisht kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh aq i gëzuar sa që gati i dolën lotët nga gëzimi.

“Gati më dolën lotët nga gëzimi”, ka thënë Vuçiq dje në një takim elektoral në Jagodinë të Serbisë.

E kundërshtimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ju gëzua edhe drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën Marko Gjuriq, ky po e konsideron si njërin ndër sukseset më të mëdha të diplomacisë së Serbisë.

“Ky është pa dyshim sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe ai nuk ka rënë nga qielli, është prodhim i punës me themel në atë që qëndrimet tona të sqarohen e të afrohen jo vetëm me vendet përkrahjen e të cilave kemi mundur të llogarisim, si Kina e Rusia, por edhe me vendet e NATO-s”, ka thënë Gjuriq.

Madje Gjuriq u shpreh i bindur se me kundërshtimet e NATO-s  dhe Uashingtonit, plani i Thaçit do të dështoj.

“Nëse kundërshtimit të Beogradit, të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së, ia shtojmë edhe kundërshtimin e NATO-s e të Uashingtonit, atëherë është e qartë se ajo që ka planifikuar Hashim Thaçi nuk do të ndodhë”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com