Vazhdon greva, sindikalistët ultimatum qeverisë: Nesër të merret vendimi për shtesa

Vazhdon greva, sindikalistët ultimatum qeverisë: Nesër të merret vendimi për shtesa

Rreth dy mijë punëtorë tenik në spitalet e Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyrë në grevë nga sot për shkak të mosrealizimit të kërkesës për pagesat shtësë nga ana e qeverisë, njofton Insajderi.

Kësaj të fundit Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat i ka dhënë afat deri të martën për plotësimin e kërkesave të punëtorëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Sot brenda ditës do të diskutohet në Qeveri që të merret një vendim. Sot ose nesër duhet të merret një vendim. Kemi kërkesë që të fillohet të bëhen pagesat para festave të Vitit të Ri”, ka thënë ai.

Azemi ka deklaruar se greva do të vazhdojë edhe më tej në gjithë Kosovën deri në momentin kur do të plotësohen kërkesat e tyre./Insajderi.com