Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, është shprehur se  amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse, sipas tij, është treguar se asnjëri prej tyre nuk mund ta zgjidhin problemin  të vetëm, njofton Insajderi

Ai gjithashtu deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright do të përfshihet në këtë çështje, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”.

Në një bisedë për televizionin serb “N1”, Serwer  thotë se e ka të qartë se për shkak të qëndrimeve të tij nuk është i mirëpritur në Beograd  dhe shton se kjo është për shkak se qeveria serbe është kthyer kah Moska dhe Pekini.

Ai gjithashtu ka thënw se BE duhet të jetë “nikoqiri i dialogut”.

“Unë mendoj se kam thënë disa gjëra të reja në lidhje me Kosovën dhe Serbinë në Uashington, do t’i theksoja ato. Mendoj se amerikanët duhet të kenë një rol mbështetës kur bëhet fjalë për dialogun. Mendoj se BE është ndërmjetës në dialog dhe duhet të jetë nikoqir i dialogut.  Ajo ka ndikimin më të madh tek ato personazhe. Ajo që Amerikanët mund të sjellin në tavolinë është një mbështetje e madhe për Evropianët, si dhe për dy gjëra: zbatimi i çdo gjëje për të cilën u ra dakord, por që nuk ishte e mirë në të kaluarën, dhe këmbëngulja për reciprocitet” , thotë Serwer.

Ai tha se çfarëdo që të kërkojnë në këtë dialog Prishtina dhe Beogradi, duhet të jenë të gatshëm të përgjigjen njësoj.

Sipas tij, ka edhe disa gjëra të tjera që duhet të kuptohen.

“Njëra është se qëllimi i këtyre bisedimeve, sipas mendimit të amerikanëve, dhe sinqerisht më duket edhe sipas mendimi të shumë evropianëve, që ato duhet të rezultojnë me njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të ambasadorëve. Vuçiq e tha mjaft qartë se ai nuk dëshiron të jetë presidenti i Serbisë që do ta njohë Kosovën.  Mendoj se ai  seriozisht mendon kështu. Unë mendoj se duhet të bëhemi gati të presim në një President të Serbisë që do ta bëjë këtë, nëse është e nevojshme. Në ndërkohë, mund të duhet të marrim parasysh një marrëveshje të ndërsjellë, por vetëm nëse Kosova anëtarësohet në OKB. Ky problem duhet të zgjidhet, edhe nëse problemi i njohjes reciproke nuk zgjidhet”.

Analisti amerikan foli edhe për mundësinë e përfshirjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është me  rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet Serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, tha Server, duke komentuar praninë e ish-Sekretares së shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington ./Insajderi.com