Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetëaksidenti të ndodhur sot në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Ndërkaq, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com