Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka njoftuar se është vendosur që të suspendohet greva e infermierëve, njofton Insajderi.
Pas takimit të zhvilluar midis tij dhe drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, si dhe anesteziologut, Lulzim Emini.
“Sot,pas një takimi të gjatë me Drejtorin e SHSKUK-së,Dr.Valbon Krasniqin dhe Anesteziologu,Dr. Lulzim Eminin ,të cilët i falënderojmë shumë për vizitën dhe përkrahjen që sot ju dha grevistëve tash e 5 ditë, Sekretarit,Infermierit ,Enlirat Durakut në lidhje me vendimin e tij për grevë urie”, ka shkruar Havolli në Facebook.
“Ashtu siç e kemi përshëndetur dhe vlerësuar vendimin e Enliratit për Grevën në lidhje me kërkesat tona legjitime , po ashtu edhe sot, duke i marr parasysh gjendjen e rënduar të spitaleve tona me Covid dhe nevojën për infermierë të zotë dhe punëtorë siç është Enlirat Duraku, u pajtuam bashkarisht me kërkesën tonë të përbashkët për ta suspenduar grevën deri në takimin dhe një situatë të afërt në takim me Ministrin e Shëndetësisë për arritjen e kërkesave legjitime dhe shumë kërkuese nga Sindikata e Infermierëve me muaj të tërë”, ka shkruar tutje ai.
Ai tutje ka uruar që në takimin e paraparë që të mbahet pasnesër do të arrihet një ujdi për realizimin e kërkesave të infermierëve.
“Mbesim me shpresën së në takimin qe do të mbahet të Mërkurën, do ta arrijmë marrëveshjen për realizimin e kërkesave ton sepse kërkesat tona janë edhe në të mirën e institucioneve tona shëndetësore!”, ka thënë tutje Havolli. /Insajderi.com