Nasim Haradinaj paraqitet sot para Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj paraqitet sot para Gjykatës Speciale

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqitet sot para Gjykatës Speciale, duke filluar nga ora 15:00.

Aktakuza kundër tij për “ndërhyrje në drejtësi”, është konfirmuar të hënën e 14 dhjetorit.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Nasim Haradinaj bashkë me kryetarin e OVL-së ë UÇK-së, Hysni Gucatin, u arrestuan më 25 shtator nga forcat e EULEX-it me urdhërarrest të lëshuar prej Dhomave të Specializuara.

Ata akuzohen për periudhën kohore 7 deri më 25mn shtator për “zbulim pa autorizim” të informacioneve rreth të mbrojturve para ligjit. /Insajderi.com