Lirohet njëri nga të arrestuarit nga policia serbe në Merdar

Lirohet njëri nga të arrestuarit nga policia serbe në Merdar

Policia serbe ka liruar Berat Megjuanin, i cili u arrestua të dielën në Merdar, bashkë me asamblistin e Partisë Socialdemokrate, Blerim Maqastena.

Ky i fundit po vazhdon të mbahet në paraburgim, njofton Insaderi.

Lajmin e ka konfirmuar Isa Ejupi, komandant në stacionin policor në Podujevë.

“Berat Megjuani është liruar, ndërsa Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë Ejupi.

Të shtunën policia serbe ka ndaluar Megjuanin dhe Maqastenën, afër fshatit Mirovc – Merdar të cilët, sipas policisë, mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin e Serbisë./Insajderi.com