Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Podujevë

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar 22-vjeçarin me inicialet A.T., që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri të hënën në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan, njofton Insajderi.

Pas arrestimit të të dyshuarit, policia ka bastisur shtëpinë e tij me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit ZORAKI, kalibrit 7.65 mm, si dhe, dy copë fishekë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit i cili aktualisht është në arrati, ka iniciuar një hetim për vrasje në tentativë dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, ka thënë ai./Insajderi.com