Naim Fetahu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Podujevë

Naim Fetahu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Podujevë

Naim Fetahu ka dhënë dorëheqje nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Lajmin e dha vet Fatahu nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai tha se dha dorëheqje për arsye të tij personale, duke shtuar se nuk tërhiqet nga politike – por përkohësisht do t’i përkushtohet familjes.

“Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit në Podujevë arriti të fitojë 12.40% të votave.

Zgjedhjet i fitoi pa balotazh, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com