Gjilan: Kamioneta e mbingarkuar godet tri vetura, lëndohen tre persona

Gjilan: Kamioneta e mbingarkuar godet tri vetura, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën rreth orës 12:00 në fshatin Parallovë të Gjilanit, njofton Insajderi.

Të lënduarve u është ofruar ndihma e mjekut në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur ngarkesa e një kamionete në lëvizje ka rënë dhe dyshohet se ka goditur tri vetura po në lëvizje, me ç’rast lëndime trupore marrin dy pasagjer në njërën veturë dhe një në veturën tjetër”, ka njoftuar Hashani.

Policia është duke i hetuar rrethanat e aksidentit./Insajderi.com