Theret me thikë një nxënës në Fushë Kosovë

Theret me thikë një nxënës në Fushë Kosovë

Një nxënës i moshës 13-vjeçare është therur me thikë nga një nxënës tjetër në një shkollë fillore në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 12:00.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një fëmijë i moshës 13-vjeç, nxënës i shkollës fillore”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Insajderi.com