Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë: E keni neglizhuar totalisht Luginën e Preshevës (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë: E keni neglizhuar totalisht Luginën e Preshevës (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami, kritikoi pushtetin serb për neglizhencë totale ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Ankesa kryesore ishte ndërtimi i një spitali, që sipas Bajramit është nevojë esenciale pasi spitali më i afërt është pesëdhjetë kiliometra larg.

Ai tha se shumë pacientë vdesin gjatë rrugës deri në spital, përcjell Insajderi.

“Problemet nuk filluan nga fillimi i pandemisë, por janë shumë probleme shumë dekadorë, ndërsa sot pandemia ka arritur katastrofën humanitare”, pohoi ai gjatë fjalimit në seancën parlamentare në Kuvendin serb.

Kjo neglizhencë sipas deputetit shqiptar qëndron për shkak të mos-evolimit të mentalitetit serb.

“Deputetët duhet të jenë në frymën e një mentaliteti demokratik, e jo edhe më tutje të vazhdojnë të propagandojnë politikë e viteve të 90’ta”.

Bajrami deklaroi se ne qytete dhe zona shumë më të vogla sesa Presheva dhe Bujanovci ka infrastrukturë spitalore.

“Qeveria kurrë nuk ka qenë e pranishme për t’u shërbyer qytetarëve të Preshevës”, shtoi ai.

Ky fjalim vjen disa javë pasi deputeti tjetër shqiptar, Shaip Kamberi, vendosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë. /Insajderi.com