Zyrtari komunal në Kamenicë dënohet me gjashtë muaj burg

Zyrtari komunal në Kamenicë dënohet me gjashtë muaj burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim duke dënuar me 6 muaj burg  për zyrtarin komunal me iniciale R. L.

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtorë personin në fjalë pasi që përgjatë viti 2013-2014 ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimeve personale.

“Gjatë periudhës kohore 2013 – 2014  në Kamenicë, me qëllim të vetit apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme, na vazhdimësi ka keqpërdorë pozitën apo autoritetin zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit”, thuhet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

I akuzuari kishte dhënë në mënyrë të vazhdueshme instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit.

“I akuzuari në mënyrë të vazhdueshme kishte dhënë instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, duke udhëzuar të njëjtat që të pajisen me dokumente fiktive doganore dhe të natyrave si mbulesë për ushtrimin e veprimtarive të tyre dhe operimin e tyre në mënyrë ilegale, të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46, të datës 02.11.2011”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës./Insajderi.com