12 të vdekur dhe 809 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

12 të vdekur dhe 809 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 809 raste të reja me COVID-19 nga 2711 testime të kryera në total. Bashkë me ta shkon në 50 mijë numri i të infektuarve me COVID që prej fillimit të pandemisë, njofton Insajderi.

Ndërkohë MSH raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 humbje jete, konkretisht: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë./Insajderi.com