Prishtinë: Një 23-vjeçar goditet me çekan

Prishtinë: Një 23-vjeçar goditet me çekan

Një 23-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi që është sulmuar me çekan sonte rreth orës 18:30 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Shkaktari i këtij lëndimi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat, si dhe ka orientuar veprimet policore për të identifikuar të dyshuarin e këtij rasti.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen Veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking është sulmuar një person dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com