Rudi: Limaj dha urdhrin, u plagosa me armën që u vra Xhemail Mustafa

Rudi: Limaj dha urdhrin, u plagosa me armën që u vra Xhemail Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka deklaruar se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se arma nga e cila është vrarë Xhemajl Mustafa, e ka plagosur edhe Fetah Rudin, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për ‘Kanal10’.

“Aleknsandër Lumezi ka thënë se arma e njëjtë e ka vra Xhemail Mustafën dhe e ka plagos Fetah Rudin”, ka thënë Rudi.

Tutje, deputeti ka thënë se Zogaj i kishte treguar atij se urdhërdhënës për vrasjen e Fetah Rudit, ka qenë Fatmir Limaj.

“Agim Zogaj më ka thënë që urdhrin ma ka dhënë Fatmir Limaj por nuk të kam vrarë, pasi që e kam ditur çfarë ke bërë për UÇK-në. Ai më ka thënë se pasi që nuk e ka kryer punën, e ka rrezikuar jetën e tij, pasi që edhe atë kanë dashur ta vrasin”, ka thënë Rudi. /Insajderi.com