Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Serbisë dhe më pastaj do të ketë konferencë për media, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovës”, Petar Petkoviq. /Insajderi.com