Niset për shërim në Turqi polici që lëndoi syrin gjatë protestës në Tiranë

Niset për shërim në Turqi polici që lëndoi syrin gjatë protestës në Tiranë

Polici Fadil Allaraj, i cili ka pësuar lëndim të rëndë në sy gjatë protestës që u zhvillua në Tiranë, për të kundërshtuar vrasjen e të riut Klodian Rasha, është nisur për në Turqi, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebok.

Rama tha se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, ka shkruar kryeministri shqiptar./Insajderi.com