Zëvendës-kryeministri shqiptar i reagon Kurtit: Ti legjitimon dhunën për të ardhur në pushtet

Zëvendës-kryeministri shqiptar i reagon Kurtit: Ti legjitimon dhunën për të ardhur në pushtet

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, kritikoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për “legjitimitetin” e dhunës-revoltës si instrument për të ardhur në pushtet.

Ky reagim i funksionarit shqiptar vjen pasi ish-kryeministri, Albin Kurti, i quajti revoltim protestat e dhunshme në Shqipëri pas vrasjes së Klodian Rashës.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe po ashtu deklaroi se nuk e di kush ia ka mbushur mendjen Kurtit “të mendojë” se ndryshimi në Shqipëri vjen me Sali Berishën e Ilir Metën.

“Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverisjes këtu, me një kthim të fortë pas e te pangopshëm përsëri e përsëri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare”, ka shkruar ai.

Braçe përmendi edhe vrasjet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se s’ka pasur drejtësi për ta.

“A e mban mend Albin se ata që vranë Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce më pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndëshkuan”.

Kjo është hera e dytë që Albin Kurti reagon për çështje të brendshme në Shqipëri.

Hera e parë ishte kundërshtimi i shembjes së teatros. /Insajderi.com

 

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme,
te lirise e demokracise, politikes ne…

Posted by Erion Braçe on Wednesday, 16 December 2020