Publikohet fotografia ku ministrja e Kulturës han byrek teksa udhëton për takime

Publikohet fotografia ku ministrja e Kulturës han byrek teksa udhëton për takime

Është publikuar një fotografi e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshit, duke ngrënë byrek gjatë rrugës për takime.

Gentiana Azemi, këshilltare politike e ministres, ka publikuar fotografinë në Facebook.

“Rrugës për takime”, ka shkruar ajo.

Ushqimi i shpejt përpos Dumoshit është konsumuar edhe nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, kishte deklaruar se Hoti han  sandviç në zyre. Deklaratë që kishte bërë bujë të madhe. /Insajderi.com