5 viktima dhe afër 300 raste të reja me Coronavirus

5 viktima dhe afër 300 raste të reja me Coronavirus

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit për shkak të infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 296 raste të reja të infeksionit, nga një mijë e 158 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e institutit.

Tutje, bëhet e ditur se 319 pacientë e kanë fituar betejën me këtë virus.

Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 499 nga 166 mijë e 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 225 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë e 956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 318./Insajderi.com

 

319 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, December 16, 2020