Osmani: Po merrem me sfidat e krijuara për faj të Isa Mustafës

Osmani: Po merrem me sfidat e krijuara për faj të Isa Mustafës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth çështjes së zgjedhjeve në Kosovë dhe për raportet e saj me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Insajderi.

Ajo nga Shqipëria, ku po qëndron për vizitë tre-ditore, ka thënë se Mustafa nuk është i interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje, madje shtoi se ka një kohë të gjatë që nuk merret me ato që Mustafa i thotë, meqë është e zënë duke u marrë me sfidat që janë shkaktuar për shkak të tij.

“Nuk e  besoj që Mustafa është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Unë nuk do të merrem me ato që i thotë, sepse ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë, sepse jam shumë e zënë duke u marr me sfidat që janë në institucionet e tona e që shumë prej të cilave janë për faj të tij. Çfarë dua të them është që sa më parë që të mbahen zgjedhjet është më mirë për iniciativën qe e kam marrë”, ka thënë ajo.

Me nderime të larta shtetërore ajo është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, teksa pas takimit të dy dolën në konferencë për media. /Insajderi.com