Lajçak drejt mandatit të dytë si dërguar i BE-së për dialogun

Lajçak drejt mandatit të dytë si dërguar i BE-së për dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të jetë në krye të këtij posti edhe në mandatin e dytë, transmeton Insajderi.

Kështu kanë paralajmëruar zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët thonë se kjo është kompetencë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Mandatet e të gjithë të dërguarve të veçantë përcaktohen në parim për një vit, por ato vazhdohen apo rinovohen rregullisht për sa kohë që shtetet anëtare të BE-së pajtohen se çështjet për zgjidhjen e të cilave u krijua posti në fjalë, vazhdojnë ende dhe kërkojnë vëmendjen dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij personi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për REL.

“Pra, në rast se z. Lajçak i afrohet fundit të mandatit të tij zyrtar, kjo nuk do të thotë që dialogu ose lehtësimi i BE-së do të ndalet”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com