Rexhepi: Osmani të mbetet presidente që të dalim nga kriza politike

Rexhepi: Osmani të mbetet presidente që të dalim nga kriza politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, të mbetet në këtë pozitë, transmeton Insajderi.

I ftuar në emisionin “Imazh” të RTK-së, Rexhepi tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar kësaj partie si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.

“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai.

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet. /Insajderi.com