Shahini: Kosova nuk është shtet për BE-në

Shahini: Kosova nuk është shtet për BE-në

Ish Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, vlerëson se “Mini Shengeni Ballkanik” nuk dallon nga projektet e tjera, njofton Insajdreri.

“Është një forum ku liderët e rajonit po takohen me lehtësi më të madhe”, është shprehur Shahini, njofton Klan Kosova.

Ajo në Rubikon ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka ide të reja për Ballkanin Perëndimor

“Ka një pabarazi të madhe mes vende të rajonit dhe BE-së. Nuk ka më dilema që Ballkani nuk e ka një perspektivë të afërt evropiane. Bashkëpunimi rajonal është i varur nga marrëdhënia që kemi me BE-në”.

“E dyta është marrëdhënia e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është shtet për Serbinë as për BE-në dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare”.

Tutje Shahini ka thënë se edhe cështja e Mini Shengenit nuk është ndryshe nga projektet tjera politike dhe ekonomike.

“Zyra e BE-së në Kosovë, është zyrë, nuk është delegacion sikur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni është në një pabarazi shumë të madhe. Mini Shengenin nuk e shoh ndryshe nga projektet tjera”.

Shahini ka thënë se BE duhet të shohë si të ecet para drejt zgjidhjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi./Insajderi.com