Drecun: Në Kosovë ka përpjekje të pengohet puna e Gjykatës Speciale

Drecun: Në Kosovë ka përpjekje të pengohet puna e Gjykatës Speciale

Politikani serb,  Milovan Drecun, ka deklaruar se në Kosovë “ka përpjekje” që të pengohet puna e Gjykatës Speciale.

Ai në TV Pink, tha se mund të organizohen protesta në mënyrë që të provokohen incidente mbi popullin serb.

Këtë skenar të tij që ia atriboi Kosovën e quajti “kërcenim real”.

“Ata grupe duan  të protestojnë kundër punës së Dhomave të Specializuara në Hagë për krimet e UÇK-së, në mënyrë që këto protesta në një moment të caktuar në jug të Serbisë qendrore dhe në Kosovë të provokojnë incidente me popullin Serb.” Ky është një kërcënim real, “tha Drecun. /Insajderi.com