Këto rrugë të Prishtinës do të jenë të bllokuara për parkim gjatë fundjavës

Këto rrugë të Prishtinës do të jenë të bllokuara për parkim gjatë fundjavës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se katër rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për parkim më 19 e 20 dhjetor.

Bëhet fjalë për rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, “Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi”, njofton Insajderi.

Kjo pasi që ndërmarrja “Prishtina Parking” ka filluar me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkimeve në zonën- qendër.

“Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të planifikoni sipas kësaj informate. Ju falemnderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

Image may contain: text