VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Zemajt lidhur me dyshimet për furnizim me oksigjen

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Zemajt lidhur me dyshimet për furnizim me oksigjen

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen, njofton Insajderi.

Deputeti i kësaj partie, Fitim Uka, tha se kanë marrë shqetësime për mungesë të oksigjenit, prandaj edhe kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ministrit Zemaj dhe drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi.

“Për këtë çështje janë përgjegjës dy persona ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i ShSKUK-së”, tha Uka.

Ai e ka quajtur këtë rast skandaloz, duke shtuar se pacientët janë detyruar që oksigjenin ta sigurojnë vet.

“Jemi përpjekur që përmes Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, por nuk kemi mbërri asgjë. Ministri na ka thënë që nuk ka pasur mungesë të oksigjenit. Ky është skandal se furnizimi po ndodh nga kompani ta palicencuara, pacientët po e blejnë oksigjenin dhe terapinë bazë”, ka shtuar tutje Uka./Insajderi.com