Agim Bahtiri shërohet nga Coronavirusi

Agim Bahtiri shërohet nga Coronavirusi

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, është shëruar nga COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Bahtiri ka falënderuar të gjithë ata që janë brengosur për shëndetin e tij.

“Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoj me sukses këtë virus të keq”, ka shkruar ai.

Më tej, Bahtiri ka njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se aktualisht ndodhet në Holandë.

“Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, tani ndodhem në shtëpi në Holandë. I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor”.

“Së shpejti do t’iu rikthehem punëve të përditshme në komunë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com