Dy të lënduar nga një rrahje në Fushë Kosovë – Dyshohet se njëri është therur me thikë

Dy të lënduar nga një rrahje në Fushë Kosovë – Dyshohet se njëri është therur me thikë

Dy persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë, nërsa njëri nga ta dyshohet se është therur me thikë, njofton Insajderi.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në rrugën “28 Nëntori” në Fushë Kosovë. Nga informatat e para, dyshohet për dy persona të lënduar dhe së paku njëri nga ta të ketë marrë lendime nga një mjet i mprehtë. Të njejjtit janë transferuar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Borovci.

Tutje, ai shtoi se janë duke i hetuar rrethanat që e karakterizojnë rastin./Insajderi.com