Abrashi nuk mohon refuzimin e një zarfi që përcakton emrin e Presidentit

Abrashi nuk mohon refuzimin e një zarfi që përcakton emrin e Presidentit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka mohuar të refuzojnë një zarf në të cilin do të tregohej emri i presidentit të vendit, meqë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga ky post, ende nuk është zgjedhur një kandidat potencial për këtë pozitë, transmeton Insajderi.

Në emisionin “Info Magazine”, Abrashi thotë se beson që do liderët do të gjejnë një zgjidhje për vendin sa i përket kësaj çështje.

”Ne kuptojmë ambiciet politike të secilës parti. Presim tryezën, t’i shohim mundësitë, nëse kanë vullnet të gjejmë zgjidhje, në mënyrë që të zgjidhet çështja shpejtë. Nuk është që parapëlqejmë zarfet, por sidoqoftë ne duhet të punojmë e të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ai.

”Për vendin më mirë është stabiliteti politik, sepse të hyjmë në cilët të zgjedhjeve i cili ka me prodhuar një Kuvend i cili prapë nuk ka me prodhu zgjidhje për çështjen e presidentit”.

”Jo, nuk po them jo por, besoj që jemi të pjekur politikisht mjaftueshëm që ne të bëjmë një zgjidhje adekuate. Mendoj që në Kosovë ka shumë kuadro të mirë me shumë parti politike të cilët do të jenë të zott për ta ushtruar atë post. Besoj se liderët javëve në vijim do të ofrojnë një zgjidhje për vendin”, ka shtuar tutje Abrashi. /Insajderi.com