Bekim Jashari: Jemi të gatshëm ta marrim Presidencën, Murati është i duhuri për atë pozitë

Bekim Jashari: Jemi të gatshëm ta marrim Presidencën, Murati është i duhuri për atë pozitë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se familja Jashari janë të gatshëm të pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike, transmeton Insajderi.

Anëtari i familjes Jashari thotë se nëse së paku 2/3 e deputetëve bien dakord që dikush nga familja Jashari ta marrë pozitën e presidentit ata janë të gatshëm.

Kështu është shprehur ai në RTV Dukagjini, ku thotë se më i miri për këtë pozitë në familjen e tij është Murat Jashari.

“Çështjen e presidentit e kanë biseduar por jo direkt se a do ta pranoni, e kam deklaruar hapur, unë si Bekim edhe si familje kemi treguar në momente të caktuara këto 20 vite që jemi gjak i këtyre(Jasharëve), kemi treguar që kem guxim, mundemi dhe dimë në moment të caktuara mos t’u ikim përgjegjësive”, ka thënë kryetari i Skenderajt.

“Në qoftë se këta të gjitha partitë politike gjejnë konsensus dhe bien dakord që një nga ne – që unë mendoj se më i i miri do të ishte Murati – është më i miri e më i duhuri për atë pozitë, është më i mirë se unë”, thotë tutje ai duke shtuar se nuk ka pasur asnjë takim me liderët politikë për çështjen e Presidentit. /Insajderi.com