Infermierët paralajmërojnë veprime tjera nëse Qeveria s’i plotëson kërkesat

Infermierët paralajmërojnë veprime tjera nëse Qeveria s’i plotëson kërkesat

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor me anë të një komunikate për medie, ka njoftuar se gjatë të premtes kalon afati pët marrjen e vendimit nga Qeveria për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%, njofton Insajderi.

Ata kanë deklaruar se pas kalimit të afatit do të mblidhet kryesia e Sindikatës dhe të merren vendimet tjera në lidhje me këtë.

“Ju njoftojmë që nesër në ora 14:00 kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%”, thuhet në njoftim

“Pas kalimit të këtij afati do të mblidhet kryesia e Sindikatës së Infermierëve dhe do të merren vendime në lidhje me veprimet tona sindikale. Deri atëher mbesim me shpresë që nuk do t’a rrezikojnë sistemin shëndetësor, Insititucionet tona”, bëhet e ditur tutje në kumtesën e kësaj sindikate. /Insajderi.com