Osmani thotë se nuk e ka vënë re mungesën e Ramës teksa mbante fjalim

Osmani thotë se nuk e ka vënë re mungesën e Ramës teksa mbante fjalim

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, tha të enjten se nuk e ka vënë re mungesën e kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama, teksa po mbante fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

Është raportuar në media se Rama “ka bojkotuar” Kuvendin gjatë kohës sa Osmani i drejtohej përfaqësueve të popullit shqiptar

“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,”, tha Osmani gjatë një interviste televizive.

Ajo po ashtu tregoi se çfarë kishte biseduar me Edi Ramën në takimin me dyert e mbyllura.

“I thashë ato që i kam thënë publikisht, ia ka thënë edhe në takime të mëhershme (minischengen). Në mënyrë që një iniciativë rajonale të ketë suksese duhet të iniciohet nga të gjitha vendet. Kërkojmë gjithë përfshirë dhe të konsultohet Kosova para se të ecet përpara. Kemi kërkuar detaje për marrëveshjen”, tha Osmani. /Insajderi.com