“Integriteti fizik i policit është i pacenueshëm dhe sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme”.
Ky ishte reagimi i kryeministrit, Avdullah Hoti, pas plagosjes së një zyrtari policor në mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Hoti policit të të plagosur i dëshiroi shërim sa më të shpejt, duke theksuar se Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në vend.
“Policia e Kosovës është Institucioni më i besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit. Zyrtarit policor i cili u plagos sot gjatë kryerjes së detyrës, i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com