11 komuna do të jenë në zonën e kuqe, ku përfshihet edhe ora policore, njofton Insajderi.
Kjo pas rënies së rasteve me COVID-19, disa qytete largohen nga “zona e kuqe”.
Kështu në zonën e “rrezikshme” mbeten Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë një konference, tha se në “zonën e berdhë” janë komunat si: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.
Ndërsa, Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Rahoveci, Skenderaj, Parteshi, Prizreni, Malisheva, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha – janë në “zonën e gjelber”. /Insajderi.com