Zemaj: Nuk do të ketë lirim të masave kundër COVID-19

Zemaj: Nuk do të ketë lirim të masave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se masat kundër përhapjes së Coronavirusit nuk do të lirohen për festat e fundvitit, njofton Insajderi.

Ai tutje ka sqaruar se janë duke i shqyrtuar masat aktuale dhe tha se mund të ketë shtrëngim të ndonjë mase, me qëllim të shmangies së grumbullimit të njerëzve.

“Lirim të masave nuk do të ketë. Jemi duke analizuar situatat ku mund të ketë lëvizje dhe ku shtrëngim në dukje të asaj që të mos kemi grumbullim të njerëzve. Kështu do të vazhdojmë edhe disa ditë deri në vendosjen e masave të reja”, tha ai gjatë një konference për media.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha se gjendja në spitalet e vendit është e rënduar.

Krasniqi tha se 795 persona janë të shtrirë në spitale, prej të cilëve 51 janë në gjendje të rëndë.

“795 pacientë që janë duke mjekuar të të gjithë vendin. 51 në gjendje kritike sepse janë të kyçur në aspirator”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com