PDK në “fushatë”: Vetëm sot na u bashkuan 100 anëtarë të rinj

PDK në “fushatë”: Vetëm sot na u bashkuan 100 anëtarë të rinj

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se degës së saj në Gjilan i janë bashkuar 100 anëtarë të rinj. Anëtarët e rinj vijnë nga subjektet e tjera politike, kryesisht nga AAK dhe LDK, ka thënë Shefik Surdulli, nga Zyra për Informim e PDK-së së Gjilanit.

Aktivistëve të rinj mirëseardhje i dëshiroi kryetari i degës, Zenun Pajaziti, i cili në fjalën e tij tha do të jeni pjesë e pandashme me të gjithë ne në rikthimin e një qeverisje më të mirë për Gjilanin dhe qytetarët tanë”.

“Jemi të nderuar me ardhjen tuaj kaq masive në mesin tonë, ku ju siguroj se nuk do të mungojë përkushtimi ynë, dhe nuk do t’ju zhgënjejmë”, ka thënë ai.

foto-6

“Ndërkaq, veprimtari dhe aktivisti i dëshmuar Sokol Haziri, themelues i AAK-së në Gjilan, njëri nga ish drejtorët më të suksesshëm në qeverisjen e koalicionit aktual (LDK-AAK), në fjalën e tij drejtuar kolegëve të posa ardhur, shumica e të cilëve ishin bashkëveprimtarë të tij në AAK, tha se për shkak të qeverisjes së keqe dhe mostrajtimit të dinjitetshëm nga udhëheqja e AAK, keni zgjedhur rrugën më të mirë, subjektin më serioz dhe më të përgjegjshëm, i cili ka vizion të qartë për Gjilanin dhe vendin në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit./Insajderi.com