29 të vdekur dhe 883 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

29 të vdekur dhe 883 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit më Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, është shënuar i lartë edhe brenda 24-orëve të fundit, njofton Insajderi.

29 persona të infektuar me COVID-19, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë këtij virusi dhe kanë ndërruar jetë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend, në njoftimin e të cilës thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore edhe 883 raste pozitive janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 827 testime të kryera.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik në vendin fqinj ka regjistruar 536 pacientë të shëruar. /Insajderi.com