Jo vetëm që nuk do të ketë negociata më Maqedoninë e Veriut, por tashmë janë bllokuar edhe konkluzionet për Ballkanin Perëndim" />

As negociata e as konkluzione me Maqedoninë e Veriut

As negociata e as konkluzione me Maqedoninë e Veriut

Jo vetëm që nuk do të ketë negociata më Maqedoninë e Veriut, por tashmë janë bllokuar edhe konkluzionet për Ballkanin Perëndimor, pasi ato dje u hoqën nga agjenda e Këshillit Evropian, pasi nuk kishte unanimitet tek vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenca gjermane ka kohë deri më 31 dhjetor për të gjetur zgjidhje.

Praga dhe Bratisllava dje publikuan qëndrim të përbashkët në të cilin zyrtarisht konfirmojnë se nuk mund të pajtohen me konkluzionet e propozuara nga presidenca gjermane.

Problemi kryesor  është fjalia për “interpretim të gabuar të historisë”.

Republika Çeke dhe Sllovakia e falënderojnë presidencën gjermane për përpjekjet për të gjetur kompromis me Bullgarinë mbi përfundimet për zgjerim, por besojnë se ato janë të papranueshme dhe paraqesin precedent të rrezikshëm politik për procesin.

Në deklaratën rikujtohet se përfundimet e Këshillit të BE duhet të “dërgojnë një mesazh të bashkuar” dhe të kenë pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen e procesit të zgjerimit. /Insajderi.com