
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, i ka konsideruar si kapje të shtetit shkarkimet e bëra nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, qeveri kjo ku po bashkëqeveris edhe partia e tij, njofton Insajderi.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka përmendur të gjitha shkarkimet e bëra nga ana e kryeministrit Hoti, teksa ka cekur edhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, i cili ende nuk e ka liruar pozitën.
Për pozitën e Sekretarit të Presidencës dhe Drejtorit të AKI’së, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë i ka konsideruar si emërime me tendenca politike.
Postimi i plotë:
Realisht kjo është “kapje e shtetit”, kjo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020:
Shkarkim/emërimet e dhjetëra bordeve dhe drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike
Shkarkim/emërimet e bordeve dhe drejtorëve të Autoriteteve Rregullative
Shkarkim/emërimet e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive
Shkarkim/emërimet e Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike
Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Policisë
Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Doganës
Shkarkimi/emërimi drejtorit të Administratës Tatimore
Shkarkimi/emërimi i bordit dhe i drejtorit të SHSKUK-së
Shkarkimi i drejtorit të AKI-së (me tendecë emërimi)
Shkarkimi i sekretarit të Presidencës (me tendencë emërimi)
Në disa nga institucionet e cekura më lartë, fatkeqësisht, shkarkim/emërime ka patur edhe nga disa herë brenda këtij viti
Sigurisht ka dhe të tjera shkarkim/emërime që si kam përmendur! /Insajderi.com