Vdes këmbësori që u godit nga vetura para disa ditësh në Hajvali

Vdes këmbësori që u godit nga vetura para disa ditësh në Hajvali

Këmbësori i cili u godit nga një automjet ditë më parë në Hajvali të Prishtinës, ka ndërruar jetë sot, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë ku thonë se sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë këmbësori që mbeti i lënduar në aksidentin e ndodhur më datë 04.12.2020, në fshatin Hajvali.

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit B.Z., është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me datën 04.12.2020, rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Informatë shtesë:

“Sot (18.12.2020), rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë.  Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i  viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com